Kusari-Lila uron qytetarët e Kosovës për maturinë në procesin zgjedhor

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për maturinë e treguar gjatë fushatës për Zgjedhjet Lokale dhe ditën e zgjedhjeve.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dita e zgjedhjeve lokale dje ishte festë e demokracisë dhe simbol i kulturës së lartë në procesin zgjedhor.

Urime për të gjithë fituesit e zgjedhjeve dhe përgëzime për të gjithë pjesëmarrësit që e zhvilluan fushatën e balotazhit me përkushtim dhe angazhim për demokracinë e vendit tonë.

Urime të përzemërta kandidatëve dhe kryetarëve të zgjedhur nga partnerët tanë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Guxo.

Urime Faton Peci për fitoren spektakolare në Mitrovicë!

Urime Alban Hyseni për rizgjedhjen në Gjilan!

Urime Halil Thaçi për fitoren në Obiliq!

dhe

Urime Valon Prebreza për fitoren përmbajtësore në Fushë Kosovë!

Përgëzime për fushatën shembullore të Hajrulla Çekut në Prishtinë. Puna, përkushtimi dhe etika e dëshmuar në këtë garë e kanë ngritur në një nivel të ri personalitetin e tij dhe kanë dhënë shpresë për demokracinë në këtë vend.

Profesori Ardian Gola nga Gjakova dëshmoi vlerat e larta intelektuale e njerëzore që ia kemi ditur prej kohësh, por tani i kuptuan të gjithë.

Gara në Gjakovë, ndonëse pati tendenca të stërkeqjes, me fanatizëm u mbajt në nivel të lartë dhe u prezantua më e mira nga një kandidat me të gjitha atributet e larta njerëzore.

Artan Abrashi në Prizren e dëshmoi sërish se aktivizmi politik ka forma dhe mënyra për të qenë dinamik dhe për ta mbajtur lart vlerën patriotike. Si aktivist i kahmotshëm i Lëvizjes, Artani është shembull i shërbimit ndaj vendit dhe qytetit ku u lind e u rrit.

Taulant Kelmendi në Pejë lëvizi një pushtet të etabluar mbi një dekadë, duke dëshmuar se kur ka guxim, punë dhe vullnet, ndryshimi ndodh.

Jo menjëherë, siç e synojmë, por rruga e ndryshimit merr hov drejt finales së domosdoshme.

Mbi të gjitha, fushata nuk është vetëm aktivitet me premtime, por proces që duhet vazhduar e kultivuar nga çdo takim, çdo shtrëngim duarsh e çdo foto çasti, deri tek komunikimi i përditshëm e dinamik me qytetarët e këtij vendi.

Kosova dhe qytetarët e saj u bënë model për ushtrimin e demokracisë, ta besojmë, ta vlerësojmë dhe ta pasurojmë atë me punë e angazhim të pandalshëm.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës