Dega e Alternativës në Prishtinë diskuton për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Republikën e Kosovës

Alternativa ka filluar organizimin dhe mobilizimin në komunat ku ka degë të themeluara. Sonte në Prishtinë, dega e Alternativës është mbledhur për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Republikën e Kosovës.

Me unitet, energji dhe vizion të qartë, anëtarët tanë u dakorduan të intensifikojnë aktivitetet në terren, duke u fokusuar tek ata që meritojnë të dëgjohen më shumë: grupet e margjinalizuara, pensionistët, të rinjtë dhe gratë kryefamiljare.

Alternativa mbetet e përkushtuar ndaj vlerave liberale, duke besuar në një shoqëri të hapur, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Një shtet funksional kërkon institucione efikase, të pavarura dhe gjithëpërfshirëse, prandaj angazhimi ynë është i qartë: të kontribuojmë në forcimin e tyre për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.

Po ashtu, u theksua rëndësia e stabilitetit politik, si një nga shtyllat kryesore për zhvillim, mirëqenie dhe përparim.

Alternativa, si gjithmonë, do të japë kontributin e saj në vlerat shtetndërtuese dhe përbashkuese, duke vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes.

Me forca të reja, ide të guximshme dhe synime të qarta, do të ecim së bashku drejt një Kosove më të drejtë, më të përparuar dhe më të fortë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës