Diana Qarkaxhija viziton ekspozitën e piktorit Alban Meka

Ekspozita me titull “Parcelat” e piktorit gjakovar Alban Meka përfaqëson një vlerë të shtuar të rëndësishme në skenën artistike të Gjakovës dhe më gjerë. Në këtë ekspozitë të veçantë, e cila ka zgjuar interes dhe kurreshtje të madhe tek vizitorët, janë prezantuar 40 piktura me përmasa të ndryshme, që pasqyrojnë mjeshtërinë dhe forcën shprehëse të artistit ekspresionist.

Veprat e Alban Mekës flasin pa fjalë, por me ngjyra të fuqishme dhe energji artistike, duke dëshmuar aftësinë e tij krijuese për të depërtuar thellë në shpirtin e shikuesit. Me këtë rast, kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Diana Qarkaxhija, ka përgëzuar artistin për artin e tij ekspresionist të realizuar me një mjeshtëri të rrallë. Ajo ka vlerësuar veçanërisht mënyrën se si zëri artistik i autorit dëgjohet fuqishëm përmes veprave, pa nevojën e fjalëve, por përmes emocioneve dhe formës artistike.

Ekspozita “Parcelat”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshmon rëndësinë e përkrahjes institucionale për artin dhe kulturën, si dhe kontributin e artistëve vendorë në pasurimin e identitetit kulturor.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës