Kandidati për deputet nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Skender Thaçi, u takua me pjesëtarët e Ansamblit Folklorik “Ardhmëria” në Gjakovë, bartës të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtit artistik shqiptar.
Gjatë këtij takimi domethënës, Thaçi theksoi:
“Për rininë, pensionistët, artistët dhe punëtorët kemi plane dhe projekte konkrete. Bashkë në koalicion dhe me Kryeministrin Kurti, do të vazhdojmë punët e mira dhe mbështetjen e fuqishme për kulturën, artin dhe zhvillimin shoqëror.”
Artistët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për këtë koalicion, duke ritheksuar angazhimin e vazhdueshëm për projekte që ruajnë dhe zhvillojnë artin, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.



