Alternativa falënderon qytetarët për procesin e rregullt zgjedhor

Alternativa Liberale falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qytetarinë dhe përgjegjësinë e treguar gjatë procesit zgjedhor, i cili u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike.

Zgjedhjet dëshmuan pjekurinë politike të shoqërisë sonë dhe përkushtimin për demokracinë.

Gjatë kremtes së fitores, kryeministri Albin Kurti e quajti fitore historike dhe u zotua për përmbushjen e premtimeve elektorale.

“Urojmë që angazhimet e dhëna para qytetarëve të shndërrohen në punë konkrete dhe rezultate për vendin”, ka thënë ai.

Edhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila ka falënderuar qytetarët, aktivistët dhe përkrahësit për angazhimin duke theksuar se Alternativa mbetet e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe interesit qytetar.

“Po e shkruajmë një kapitull të ri të historisë së re të shtetit tonë, për siguri, begati dhe integrim”, ka theksuar Kusari Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës