Triumf i demokracisë, fitore e Kosovës

Historia e Republikës së Kosovës u shkrua me dorën e vetë qytetarëve të saj. Koalicioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u konfirmua jo thjesht si fitues, por si vullnet i një populli.

​Me 486,994 vota, një mbështetje masive prej 51.11%, u dëshmua se besimi te drejtësia dhe e ardhmja është më e fortë se çdo sfidë. Ky nuk është thjesht një numër, është një amanet për siguri, dinjitet dhe begati për çdo familje në vendin tonë.

​Faleminderit çdo qytetari që qëndroi i palëkundur.

​Faleminderit mërgatës sonë që rrahjet e zemrës i ktheu në votë.

​Faleminderit secilit prej jush që bëtë të mundshme këtë fitore plebishitare në zgjedhjet e 28 dhjetorit!

Kandidatja për deputete, kryetare e Alternativës Mimoza Kusari Lila, ka arritur të marrë 99, 359 vota, ndërsa kandidatët e Alternativës në këtë listë Skender Thaçi 9, 945 vota dhe Diana Qarkaxhija 8, 222 vota.

​Bashkë, me guxim dhe përkushtim, do ta ndërtojmë Kosovën që ëndërruam. Fitorja juaj është përgjegjësia jonë!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës