Kusari Lila për Masakrën e Reçakut: Reçaku është pika ku e vërteta nuk mund të relativizohet

Kryetarja e Alternativës, deputetja Mimoza Kusari-Lila ka kujtuar Masakrën e Reçakut, duke theksuar se ka krime që historia nuk guxon t’i harrojë dhe dhimbje që koha nuk i shëron. Ajo u shpreh se këto ngjarje mbeten plagë në ndërgjegjen e njerëzimit dhe dëshmi e patjetërsueshme e të vërtetës.

Sipas saj, drejtësia mund të vonojë por nuk duhet të heshtë, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të përulemi me respekt para martirëve, duke u zotuar se kujtesa historike do të jetojë më gjatë se çdo përpjekje për shtrembërimin e saj.

Ka dhimbje që koha nuk i shëron.

Ka krime që historia nuk guxon t’i harrojë.

Ka emra që mbeten plagë në ndërgjegjen e njerëzimit.

Sot përkujtojmë përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse donin të jetonin të lirë në tokën e tyre.

Reçaku është pika ku e vërteta nuk mund të relativizohet.

Është dëshmi se drejtësia mund të vonojë, por nuk duhet të heshtë.

Në këtë përvjetor, përulemi me respekt dhe betohemi:

Kujtesa do të jetojë më gjatë se çdo përpjekje për ta shtrembëruar të vërtetën.

Lavdi e përjetshme martirëve të Reçakut.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës