Me moton “Zhvillimi dhe Integrimi i Alpeve”, kjo Konventë shënon një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.
E organizuar në zemër të Valbonës, kjo është:
a) veprimtaria e parë dhe e vetme e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor;
b) përpjekja e parë serioze për të integruar shtetet alpine të Ballkanit Perëndimor me shtetet alpine të Evropës së Mesme.
Katër shtyllat e Konventës:
Ekonomia • Kultura • Mjedisi • Turizmi
Të ftuar nderi nga shtetet alpine të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës së Mesme:
Shqipëria, Austria, Bosnje-Hercegovina, Franca, Gjermania, Italia, Lihtenshtejni, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Monako, Lugina e Preshevës, Sanxhaku i Novi Pazarit, Sllovenia, Zvicra, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian (BE) dhe Banka Botërore (BB).
Konventa organizohet nga Qendra Alpine për Studime, Botime, Kulturë, Mjedis dhe Turizëm, në bashkëpunim dhe bashkërendim me Bashkinë Tropojë.
Ndër organizatorët e kësaj Konvente është edhe Skënder Thaçi, nga Kryesia e Alternativës, anëtar i Komitetit Nërkombëtar Organizues
(për Republikën e Kosovës), duke kontribuar në realizimin e kësaj nisme me rëndësi strategjike për zhvillimin dhe integrimin e Alpeve tona në rrjetin evropian.


