Të martën kryetarja e Alternativës ministre e MINTI-it znj. Mimoza Kusari-Lila ka takuar drejtorin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, z. Agim Shahini, me të cilin kanë diskutuar për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MINTI-it dhe AKB-së.
“Partneriteti ynë ndër vite ka qenë i qëndrueshëm dhe produktiv. U dakorduam që komunikimi i përbashkët të intensifikohet edhe më tej, duke hapur rrugë për iniciativa të reja në mbështetje të sektorit privat. Bashkëbisedimi u fokusua në fuqizimin e prodhuesve vendorë, zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset. Sigurova se bizneset prodhuese do të kenë mbështetjen e plotë të MINTI-it në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit”, është shprehur ministrja Kusari-Lila.



