Ministrja znj. Kusari-Lila, kryetare e Alternativës ka zhvilluar një takim me Këshillin e Investitorëve Evropianë, ku morën pjesë përfaqësues nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, të cilat kanë përfaqësim diplomatik në Kosovë.
“Me të pranishmit diskutuam për përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë, programin qeverisës për investime, si dhe mënyrat e bashkërendimit të aktiviteteve dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendit dhe përfaqësuesve të bizneseve që veprojnë në vendin tonë”, ka bërë të ditur ministrja Mimoza Kusari-Lila.
“Ministria që drejtoj, së bashku me institucionet e vendit, mbetet gjithmonë e gatshme për dialog të hapur, qasje transparente dhe bashkëpunim për zhvillimet e ardhshme në vend”, ka thënë ajo mes tjerash.


