Ministrja Kusari-Lila, kryetare e Alternativës ka takuar përfaqësuesin e AMIK

Kusari-Lila në takim z. Shpresim Vranovci nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare u njoftua me veprimtarinë e asociacionit dhe sfidat me të cilat përballen institucionet mikrofinanciare në vend.

Diskutimet përfshinë edhe gatishmërinë e AMIK-ut për të bashkëpunuar në hartimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i cili pritet të implementohet gjatë kësaj legjislature.

Fuqizimi i grave në biznes u vlerësua si një ndër prioritetet kryesore, duke u theksuar rëndësia e mbështetjes së grave në ndërmarrësi dhe në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Ministrja theksoi se bashkëpunimi me sektorin financiar është thelbësor për rritjen e ndërmarrësisë dhe për përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë, duke siguruar mundësi reale për investime dhe zhvillim afatgjatë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës