Kryetari i degës së Alternativës në Prishtinë Thaçi, takohet me Nikollë Camaj në Podgoricë

Nënkryetari i Alternativës dhe kryetar i Degës së Alternativës në Prishtinë, z. Skender Thaçi, ka qëndruar për vizitë në Podgoricë të Malit të Zi.

Gjatë kësaj vizite, ai u takua me z. Nikollë Camaj, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe një nga figurat kryesore politike që përfaqëson komunitetin shqiptar në institucionet shtetërore të Malit të Zi, si dhe pjesë e Forumit Shqiptar.

Në këtë takim miqësor dhe konstruktiv, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike, zhvillimet politike aktuale, si dhe për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe koordinimit në funksion të forcimit të rolit të shqiptarëve në rajon.

Shqiptarët në të gjitha shtetet e rajonit frymojnë bashkë, ndajnë vlera të përbashkëta dhe synojnë zhvillim, stabilitet dhe përfaqësim dinjitoz kudo që jetojnë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës