Miratohet në lexim të parë Projektligji për masat e përkohshme për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut.

Ministrja e MINTI-it, kryetare e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila ka falënderuar deputetët për mbështetjen dhe përgjegjësinë e treguar ndaj qytetarëve.

“Ky projektligj përmban tri shtylla kryesore:

– Mbrojtje të drejtpërdrejtë të konsumatorit, shteti nuk mbetet spektator kur çmimet dalin jashtë kontrollit

– Ndërhyrje të kufizuar dhe të përkohshme, vetëm në situata të jashtëzakonshme, me masa të qarta si marzha dhe çmimi maksimal

– Mbikëqyrje dhe llogaridhënie më e fortë përmes Bordit të Pavarur që raporton në Kuvend”, ka bërë të ditur ministrja.

“Ky është një ligj për drejtësi në treg, për siguri për qytetarët dhe për përgjegjësi institucionale”, ka theksuar Kusari-Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës