Në hapje të edicionit të 15-të të KosICT, kryetarja e Alternativë, ministrja Mimoza Kusari Lila ka pjesë në pritjen e organizuar nga STIKK, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve, komunitetit diplomatik, industrisë së teknologjisë, si dhe folës e ekspertë ndërkombëtarë.
“Sot me 9 tetor, KosICT rikthehet me edicionin e 15-të të saj. Mbrëmë bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiun, uruam Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK ) për këtë rrugëtim dhe për një festival që e ka kthyer Kosovën në një hapësirë ku takohen teknologjia, inovacioni, talenti dhe idetë e reja. 15 vite me ide, guxim dhe njerëz që kanë parë përtej asaj që kemi pasur përpara syve dhe na kanë ndihmuar ta shohim të ardhmen më qartë, përmes teknologjisë”, ka thënë Kusari Lila me këtë rast.
Ajo mes tjerash ka shtuar se, detyra jonë është që këto ide të kenë ku të rriten. Prandaj po punojmë edhe drejt ICT Tower një hapësirë që synon të mbledhë e të fuqizojë kompanitë e teknologjisë dhe gjithë ekosistemin ICT në Kosovë.
“Urime për 15 vite, KosICT”, ka uruar ajo.




