Zv. Ministri Tafarshiku ka takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z.Ilir Peci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka vizituar veriun e vendit.

Fillimisht Zv. Ministri Tafarshiku ka takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z.Ilir Peci dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.

Temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte mundësia e investimeve kapitale dhe aplikimin e kësaj Komune në thirrjen e lansuar për këto investime nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Gjithashtu, Zv. Ministri Ali Tafarshiku ka qëndruar edhe në Komunën e Zubin Potokut, ku është takuar me kryetarin z.Izmir Zeqiri dhe Drejtorë të Drejtorive Komunale.

Kryetarin Zeqiri, Tafarshiku e ka njoftuar me thirrjen e lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për projektet kapitale për vitin 2024.

Po ashtu, bashkë me drejtoreshën ekzekutive të AZHR-së në veri, znj. Rreze Duli, Zëvendës Ministri Ali Tafarshiku, ka vizituar Kullën e Heroit kombëtar Isa Boletini me ç’rast është pritur nga trashigimtari i heroit, z. Gazmend Boletini.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës