Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka zhvilluar takime me kryetarin e Komunës së Obiliqit

Në kuadër të vizitave në Komunat e Republikës, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, sot ka zhvilluar takime me kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Të dy kryetarët, gjatë vizitave në Obiliq dhe Deçan, Zv. Ministri Tafarshiku i ka njoftuar për thirrjen e MZHR-së për projektet kapitale për vitin 2024, kurse në Komunën e Deçanit ka vizituar edhe hapsirën ku po finalizohet ndërtimi i Objektit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, projekt ky që financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në vlerën 360,000.00 €.

#Alternativa për Komunat.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës