Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, u prit nga kryetari i Hanit të Elezit

Aty ku memoria e freskët na rikthen ne vitin1999, në Bllacë të Komunës së Hanit Elezit.
Sot, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, u prit nga kryetari i Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi dhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik , znj. Majlinda Kaloshi.
Investimet kapitale janë të domosdoshme në këtë Komunë, andaj edhe Zv. Ministri Tafarshiku e inkurajoj qeverisjen lokale atje që të aplikojnë me projekte konkrete në programin zhvillimor të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Bashkë me kryetarin dhe Drejtoreshën, Zv. Ministri, Ali Tafatshiku, vizitoj edhe kompleksin memorial “Bllaca 1999”, ku dëgjoj nga afër idetë për zhvillimin e mëtutjeshëm të zonës përmes projekteve rekrative në afërsi jo vetëm të kompleksit, por edhe buzë lumit Lepenc.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës