Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Vushtrrisë

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, Ali Tafarshiku, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Vushtrrisë, ku është pritur nga nënkryetari i kësaj Komune, z. Shpëtim Zhegrova dhe Drejtori për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ergin Sunguri.

Komuna e Vushtrrisë ka qenë përfituese e fondeve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal gjatë vitit 2022, ku ka realizuar projektin e shetitorës dhe shtegut të biçikletave, kurse në planet e afërta të kësaj Komune është edhe ndërlidhja përmes shtigjeve të ecjes, të shtratit të lumit “Sitnica” me urën e Gurit.

Gjatë takimit, nënkryetarin dhe drejtorin, Zv. Ministri Tafarshiku, i ka njoftuar për mundësinë e aplikimit në programin e investimeve kapitale të MZHR-së për projektet që do realizohen gjatë vitit 2024.

Nga ana tjetër, zyrtarët komunal kanë njoftuar edhe për investimin e Ministrisë së Ambientit në projektin e ndërtimit të shtratit të lumit “Sitnica”.

#Alternativa për Komuna!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës