Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, njëherit zëvendësministri i Financave, Punës dhe Trasfereve z. Agon Dobruna me bashkëpunëtorë zhvilloj takim në zyret e Aleancës Kosovare për Biznese në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari Argjend Fetahu dhe menaxhmenti.
Kishte një diskutim të frytshëm për komunitetin e biznese, gjithashtu zyrja në Gjakovë shërben për tërë rrafshin e Dukagjinit! U njoftuan nga afër për problematikat dhe diskutuan mundësitë për një ambient sa më të qëndrueshëm për bizneset.
Përkushtimi për të ofruar një infrastrukturë sa më të përshtatshme për operimin e bizneseve është prioritet për ekonominë e vendit tonë.