Sot, zëvendësministri i MZHR z.AliTafarshiku, përfaqësues i Alternativës, priti në takim zyrtarë Zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Besart Kadia, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi, zv.ministri z.Tafarshiku e njoftoi zv. ministrin z. Kadia më hollësisht për politikat e reja zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht diskutuan rreth realizimit të projektit “Tregu i përbashkët” që do ndërtohet në Gjakovë, për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Palët u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në këtë takim zv.ministri jashtëm i Shqipërisë ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Petrit Malaj, Drejtorja e Diplomacisë Ekonomike MEPJ, znj.Silvana Leskaj, Ministër Këshilltare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë znj.Pranvera Teli dhe Specialist në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike ne MEPJ z.Serxho Matraku kurse nga MZHR morën pjesë z.Besim Kamberaj – UD Sekretar, z. Ylber Çitaku– zv.Drejtor i DZHR-se, znj Arta Maloku-Udhëheqëse në DKP, znj.Kreshnike Arifaj – zv.Udhëheqëse e divizionit për kordinim të zhvillimit rajonal dhe znj.Fllanza Murakola – bashkëpunëtore profesionale.