Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar të LVV takoi në Prishtinë, Delegacionin e Parlamentit Evropian Lukas Mandl, Ladislav Ilcic dhe Thijs Reuten

Para fillimit të punimeve të sesionit të 11të të Komisionit parlamentar të Stabilizim Asocimit Kosovë – Bashkim Evropian, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar të LVV takoi në Prishtinë, Delegacionin e Parlamentit Evropian në përbërje të Europarlamentarëve, Lukas Mandl, Ladislav Ilcic dhe Thijs Reuten.

Znj. Kusari Lila bashkë me kolegët deputetë nga Kuvendi i Kosovës, Valon Ramadani, Erxhan Galushi dhe Dimal Basha, diskutuan për përpjekjet dhe perspektivat e ardhshme të Kosovës në kuadër të KPSA-së.

Rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kryesor për ne, ndërsa takimi i 11-të i Komisionit të përbashkët parlamemtar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shënon një hap tjetër të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit tonë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës