Zv.Ministri i MZHRS z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, kanë filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës.

Sot, zëvendësministri i MZHRS z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, kanë filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës.

Ndalesa e parë ishte Komuna e Mitrovicës së Jugut, ku zhvilluan një takim konsultativ me disa nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Komunikimi i drejtë për drejtë, informimi për skemat e granteve, lehtësirat që ka krijuar Qeveria e Republikës së Kosovës për biznese gjatë këtyre tri viteve, ishin disa nga temat të cilat i prezantuan Zv. Ministri z. Ali Tafarshiku bashkë me Zv. Ministrin z. Elldir Uglari, udhëheqësen për informim, znj.Arta Maloku dhe bashkëpuntorët tjerë nga MZHR-ja.

Takimi u organizua nga Agjensioni i Zhvillimit Rajonal – regjioni Veri.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës