Zëvendësministri i MFPT z. Agon Dobruna përfaqësues nga Alternativa, sot ishte i ftuar nga organizata IKS në shënim të ditës së punëtorëve! Aty tregoi për masat aktive në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me theks të veçantë për kategoritë e cënueshme. Për të garantuar mundësi dhe barazi për të gjithë.
Gjithashtu luftimin e informalitet dhe të drejtat e punëtorëve në përgjithësi.
Më pas u prezantua dokumentari, si dhe raporti me të gjeturat dhe panelistët vazhduan diskutimin me pyetje nga të pranishmit.
Punësimi dhe drejtësia, barazia e zhvillimi ekonomik janë baza e secilit hap të rrugëtimit tonë. Pra, mbështetja në punësim, masat për siguri dhe shëndet në punë dhe reformim të asistencës sociale janë disa nga prioritetet tona, të cilat janë realizuar përmes punës sonë dhe për të cilat vazhdojmë të punojmë edhe në vijim.