Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqësues nga Alternativa, ka takuar bashkëatdhetarët e rajonit të Istras, ku ju bën një pritje të jashtëzakonshme.

Zëvendës Ministri i MZHR z. Ali Tafarshiku përfaqësues nga Alternativa, ka takuar bashkëatdhetarët e rajonit të Istras, ku ju bën një pritje të jashtëzakonshme.
Atdhedashuria e secilit flet më shumë për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën.
Zëvendës Ministri z. Tafarshiku bashkë me delegacionin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, fillimisht u pritën nga z. Selim Mulliqi, udhëheqës i shoqatës së shqiptarëve të Pulës, për të vazhduar më pas me një drekë pune me Kryetarin e Bashkësisë Shqiptare në rajonin e Istras, z Rrok Lekaj, kryetarin e shoqatës të shqiptarëve të botës në Kroaci, z.Sahit Tashefci dhe kryetarin e bashkësisë shqiptare të Medulinit, z. Atdhe Tanushaj.
Gjatë ditës të njejtit i shoqëruan me bujari në vizita të ndryshme në Pula, ku takuan edhe shumë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës