Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli, takuan Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Senatit Italian, znj. Stefania Craxi.

Gjatë vizitës në Romë, Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli, takuan Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Senatit Italian, znj. Stefania Craxi.
Me senatoren Craxi biseduan për raportet bilaterale mes të dy vendeve, procesin e integrimit të Kosovës në strukturat Euro-Atlantike si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
Senatorja Craxi përfaqëson partinë Forza Italia.
Gjatë kësaj vizite, gjithashtu zhvilluan takim me deputetin e dhomës së përfaqësuesve Emanuele Loperfido, nga partia e Kryeministres Giorgia Meloni, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje.
Me deputetin Loperfido diskutuan për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, rëndësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga BE, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, kulturës dhe mbrojtjes.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës