Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Degës së Alternativës në Gjakovë e udhëhequr nga kryetari i degës, Agon Dobruna, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari i këshillit z. Valon Myrta dhe Imamët e Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Degës së Alternativës në Gjakovë e udhëhequr nga kryetari i degës, Agon Dobruna, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u pritën nga kryetari i këshillit z. Valon Myrta dhe Imamët e Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Në adresimin e tij, kryetari Agon Dobruna tha se Kurban Bajrami përpos sakrificës, besimit dhe lutjeve të besimtarëve, është edhe festë e cila përcjellë solidaritetin, paqen dhe mirësinë në mes të njerëzve.
Vlera e Kurban Bajramit është një mundësi reflektimi për lehtësirat dhe të mirat që Zoti i fali njerëzimit, andaj edhe ne duhet që të shfrytëzojmë çdo mundësi për përkushtim drejtë paqes, bamirësisë dhe të ardhmes sa më të mirë në mes nesh”, tha ndër të tjera kryetari i degës së Alternativës, Agon Dobruna.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës