Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, në takim me Presidenten për datën e zgjedhjeve parlamentare: Propozohen 9 ose 16 Shkurt

Sot, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ishte e ftuar në takimin me kryetarët e subjekteve parlamentare nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani-Sadriu, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë. Ky diskutim ka një rëndësi të veçantë për shtetin tonë të ri, pasi është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që legjislatura e tetë bashkë me ekzekutivin e përmbyllin një mandat të plotë qeverisës.
Gjithashtu, në cilësinë e anëtares së koalicionit qeverisës znj. Mimoza Kusari Lila e ritheksoi gatishmërinë e mëhershme për zgjedhje të parakohshme, nëse do të ketë gatishmëri dhe unitet të plotë nga opozita, gjë që nuk u dëshmua se u arrit nga ta. Ndërsa, sa i përket datës së zgjedhjeve të rregullta, deklaroi se tradicionalisht, muaji janar, si muaji më i ngarkuar i vitit pas festave të fundvitit, nuk është i përshtatshëm. Rrjedhimisht, datat 9 ose 16 shkurt, do të mund të ishin shumë më të favorshme për mbarëvajtje të fushatës parazgjedhore dhe procesit zgjedhor.
Alternativa mbetet e përkushtuar në avancimin e agjendës liberale progresive dhe dinamizimin e agjendës zhvillimore të shtetit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës