Sot u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë nga Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Para dhjetë vitesh, në Komunën e Gjakovës kishim ndarë parcelat për ndërtimin e objektit të Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore, pranë stacionit policor dhe Drejtorisë së rajonit të sapoformuar të Gjakovës.
Me inaugurimin e sotëm të objektit të Gjykatës Themelore, kompletohet infrastruktura e organeve të rendit dhe sundimit të ligjit për rajonin e Gjakovës. Jam e lumtur që isha pjesë e procesit të krijimit të kësaj infrastrukture dhe kushteve të mirëfillta për sistemin e drejtësisë.
Le të jetë ky inaugurim një ogur i mirë për mbarëvajtjen dhe sundimin e rendit dhe ligjit në rajonin e Gjakovës dhe në gjithë Kosovën.