Zëvendësministri i MFPT-së, Dobruna: Personat paraplegjik dhe tetraplegjik, do të kenë procedura më të lehta

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, Agon Dobruna ka vizituar të enjten përfaqësuesit e shoqatës së të verbërve “ Gjakova” dhe ata të shoqatës “Handikos” në Gjakovë.

Gjatë takimeve dhe gjatë prezantimit të punës dhe aktiviteteve të Ministrisë që përfaqëson, Dobruna ka thënë se me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë” ka vizituar përfaqësuesit e shoqatës “Gjakova” duke u interesuar më shumë për sfidat që ata kalojnë deri sa kanë biseduar për vizionin e përbashkët dhe për avancimin e statusit të tyre në jetën socio – ekonomike.

“Me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë”, vizitova shoqatën e personave të verbër në Gjakovë. Bashkëbiseduam me përfaqësuesit e shoqatës për kushtet e tyre, sfidat dhe vizionin tonë të përbashkët për avancimin e statusit të tyre në jetën socio – ekonomike!”, ka thënë Dobruna.

Ndërsa në shoqatën “Handikos” ka takuar personat paraplegjik dhe tetraplegjik, për të cilët ka thënë se do të kenë procedura më të lehta, kushte më të mira, nuk do t’i nënshtrohen rivlerësimit, do të kenë mundësi më të lehta për të siguruar kujdestar personal dhe social.

“Me qëllim të prezantimit të risive pozitive, të dala nga Rregullorja e re e aprovuar nga Qeveria për Personat Paraplegjik/Tetraplegjik, vizitova edhe degën e Handikos-it në Gjakovë, ku takova dhe bashkëbisedova me një numër të konsiderueshëm të personave paraplegjik dhe kujdestar të personave tetraplegjik. Personat paraplegjik dhe tetraplegjik, do të kenë procedura më të lehta, kushte më të mira, nuk do t’i nënshtrohen rivlerësimit, do të kenë mundësi më të lehta për të siguruar kujdestar personal dhe social! Përveç rritjes së pensioneve të cilat u realizuan së fundi, evidentuam edhe shumë çështje për adresim në të ardhmen!’’, ka thënë mes tjerash Dobruna.

Në emër të MFPT, Zëvendësministri dhe nënkryetari Alternativës, Dobruna ka falënderuar këto dy shoqata për pritjen, bashkëbisedimin dhe shfaqjen e shqetësimeve.

I pranishëm ishte edhe nënkryetari i degës së Alternativës, Hysen Berisha.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës