Kryetarja Mimoza Kusari –Lila pjesëmarrëse në Dialogue Academy të OSCE Mission in Kosovo

Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka marrë pjesë si folëse në Dialogue Academy të OSCE Mission in Kosovo që është mbajtur të dielën në Gorozia të Italisë.

Këtë vit, akademia feston 10-vjetorin dhe është organizuar nën mbikëqyrjen e misioneve të OSBE-së nga Kosova dhe Serbia.

“Një përvojë unike për mua është pjesëmarrja si folëse në Dialogue Academy të OSCE Mission in Kosovo një angazhim që po e vazhdoj tash e tri vite, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për takimet e vajzave të reja nga Kosova dhe Serbia’, ka thënë Kusari Lila.

“Nën moderimin e Cornelia Taylor, e Ngarkuara me Punë nga OSBE në Kosovë, mora pjesë në një panel që trajtoi temën e lidershipit të grave në shoqëritë e ndara dhe sfidat e dialogut. Paneli përfshinte tri gratë iniciatore të nismës “Folloë Us” – Teuta Sahatqija, Gordana Çomic, Marija Obradoviç si dhe Liliana Palihovici, ish-deputete e Parlamentit të Moldovës dhe përfaqësuese speciale e OSBE-së për çështjet gjinore”, është shprehur Kusari-Lila.

Më tej kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se ajo që e frymëzon është energjia, përkushtimi dhe pasioni i këtyre vajzave të reja për barazi në shoqëri, kërkesat e tyre për llogaridhënie nga politikanët dhe vizioni i tyre për një jetë më të mirë.

“Si folëse, nuk ndiej vetëm se po ndaj përvojat e mia me to, por edhe marr energji dhe inspirim prej tyre, duke i dhënë një kuptim më të thellë punës që bëj çdo ditë. Vajzat po ndryshojnë botën për të mirë, dhe është detyra jonë t’i ndihmojmë ato të kenë hapësirën për të sjellë këto ndryshime. Mjafton një grup me guxim dhe vizion të qartë, të tjerët do t’i ndjekin”, ka thënë ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës