Zëvendësministri i MFPT-së Agon Dobruna mori pjesë në konferencën “Avancimi i politikave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë’’

Shoqata “Handikos” të hënën organizoi konferencën me temën “Avancimi i politikave për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë’’. I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Agon Dobruna, përfaqësues i Alternativës. Me këtë rast ai ka theksuar veprimet që ka ndërmarrë MFPT-ja për fuqizimin dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufzuara si në fushën legjislative ashtu edhe në aspektin financiar.

Në konferencën përmbyllëse janë trajtuar çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe avancimin e politikave për personat me aftësi të kufizuara.

“Projekte si “Aleanca për Reforma Gjithëpërfshirëse në Rajon” janë thelbësore për të siguruar progres konkret dhe për t’i adresuar nevojat specifike të kësaj kategorie të shoqërisë. Biseduam së bashku dhe dëgjuam të gjitha kërkesat dhe pyetjet që kishin të pranishmit. Gjithashtu theksova hapat dhe veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, për fuqizimin dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufzuara, si në fushën legjislative ashtu edhe në aspektin financiar”, është shprehur zv/ministri Dobruna.

Ai para të pranishmëve edhe një herë ka kujtuar se së bashku, do të ndërtojnë një shoqëri, ku të gjithë qytetarët e saj ndihen të përfshirë dhe të fuqizuar pa asnjë dallim.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës