Zëvendësministri i MZhR-së Ali Tafarshiku vizitoi dy komuna, pa nga afër ecurinë e projekteve

Zëvendësministri i ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku përfaqësues i Alternativës, në vazhdën e vizitave nëpër zona të ndryshme të Kosovës të hënën ka parë nga afër punimet të cilat janë duke u zhvilluar në ndërtesën e Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, investime këto të cilat po realizohen në kuadër të projekteve të financuara nga MZhR-ja.

“Java nis mbarë me imazhe të punëve që po realizohen në projektet e financuara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Ndërtesa e Stacioni Autobusëve Gjakovë tashmë po rinovohet, kurse shërbimet për qytetarë po digjitalizohen”, ka thënë ai.

Tafarshiku ka qëndruar edhe në Sllatinë të Komunës së Fushë Kosovës ku është interesuar të mësojë mbi ecurinë e punimeve në “Parkun e Pishave” ku MZhR-ja aktualisht po investon në terrene sportive, kënde lodrash për fëmijë dhe në krijimin e hapësirave rekrative.

“Në “Parkun e Pishave” në Sllatinë, ku po investojmë në terene sportive dhe kënde lodrash për fëmijë. Parku i Pishave është shndërruar në atraksion për të gjitha grupmoshat që vinë nga çdo cep i vendit. Ministria e Zhvillimit Rajonal, përmes investimeve të tilla, ka për qëllim promovimin jo vetëm të resurseve natyrore, por edhe të jetës së shëndetshme, përmes investimeve në fusha sportive dhe në krijimin e hapësirave rekreative”, ka thënë mes tjerash zv/ministri Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës