Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka vizituar Klinën dhe është njoftuar nga afër me dinamikën e punimeve që po zhvillohen në projektin kapital me gjatësi prej 2.5 km, në hyrje të këtij qyteti.
Ministria e Zhvillimit Rajonal, po bashkëfinancon këtë projekt në të cilin po punohet për rregullimin e trotuarëve, shtigjeve të çiklizmit, hapësirave të gjelbërta, ndriçimit publik, zgjerimit të rrugës dhe infrastrukturës nëntoksore.
Zv/ministri Tafarshiku me këtë rast ka thënë se çdo gjë po shkon mbarë, me cilësi dhe intensitet të shtuar.
“Mirëmëngjes nga Klina, ku po investojmë në trotuare, staza të çiklizmit, hapësira të gjelbërta, ndriçim publik, zgjerim të rrugës dhe infrastrukturë nëntoksore. Ministria e Zhvillimit Rajonal, po bashkëfinancon projektin kapital në gjatësi prej 2.5 km, në hyrje të Klinës. Me këtë rast, sot u njoftova nga afër me zhvillimin e punimeve atje dhe jam i lumtur që çdo gjë po shkon mbarë me cilësi dhe intenzitet të shtuar. Alternativa për projekte zhvillimore!”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.
Zoti Tafarshiku ka qëndruar edhe në Skenderaj, komunë kjo në të cilën MZhR-ja po bashkëfinancon në ndërtimin e çerdhes së dytë publike me kapacitet për afër 100 fëmijë.
Zëvendësministri ka vlerësuar se punimet po zhvillohen në mënyrë cilësore dhe të shpejtë, andaj sipas tij, fundi i vitit 2024, Skenderajn e gjen me çerdhe të re.
Nga drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, znj. Besarta Meha dhe zyrtarë komunal ai është informuar se numri i kërkesave për vijimin e fëmijëve në çerdhe publike ka arritur në 300, andaj investimi në këtë projekt përpos që do të zvogëloj numrin e kërkesave, do të ndikoj edhe në fuqizimin ekonomik të grave.
“Në Skenderaj po investojmë në ndërtimin e çerdhes publike, me kapacitet për afër 100 fëmijë. Kjo është çerdhja e dytë publike në këtë komunë dhe ky projekt bashkëfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Punimet atje po zhvillohen në mënyrë cilësore dhe të shpejtë, andaj fundi i vitit 2024, Skenderajn e gjen me çerdhe të re. Gjatë vizitës që ju bëra punimeve atje, nga drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, znj. Besarta Meha dhe zyrtarë komunal, u njoftova që numri i kërkesave për vijimin e fëmijëve në çerdhe publike ka arritur në 300, andaj investimi në këtë projekt përpos që do të zvogëloj këtë numër, do të ndikoj edhe në fuqizimin ekonomik të grave në Komunën e Skenderajt. Alternativa për Komunat”, ka theksuar z. Tafarshiku.