Zëvendësministri Tafarshiku në Rahovec viziton Ballkonin e Panoramik, investim i MZhR-së

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal dhe përfaqësues i Alternativës z. Ali Tafarshiku ka qëndruar të enjten në Rahovec dhe është takuar me kryetarin e kësaj Komune z. Smajl Latifi, drejtorin e Urbanizmit, z. Albnor Mullaabazi dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Ministria e Zhvillimir Rajonal aktualisht po investon në këtë Komunë projektin e Ballkonit Panoramik i cili promovon potencialet natyrore, turistike dhe ekonomike të kësaj Komune.

“Punët po shkojnë mbarë dhe ky projekt ka mundësi të finalizohet në fund të vitit 2024. Rezultatet e investimeve kapitale, tashmë po shihen dhe preken në të gjitha rajonet zhvillimore të Republikës, andaj mbesim të përkushtuar që me punën tonë të përditshme të angazhohemi për zhvillim të balancuar socio- ekonomik”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku gjatë vizitës në Rahovec, të cilin e quajtur Grape City Rahovec.

“Në qytetin e Rahovecit, po investojmë në projektin e Ballkonit Panoramik, projekt ky që promovon potencialet natyrore, turistike dhe ekonomike të kësaj Komune. Gjatë vizitës së sotme kisha rastin të takohem me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtorin e Urbanizmit, Albnor Mullabazi dhe zyrtar komunal që po mbikqyrin projektin e financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. Punët po shkojnë mbarë dhe ky projekt ka mundësi të finalizohet në fund të vitit 2024. Rezultatet e investimeve kapitale, tashmë po shihen dhe preken në të gjitha rajonet zhvillimore të Republikës, andaj mbesim të përkushtuar që me punën tonë të përditshme të angazhohemi për zhvillim të balancuar socio- ekonomik. Alternativa për investime”, ka theksuar Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës