Tafarshiku në Ranillug: MZhR mbetet e përkushtuar të zhvillojë rekreacionin, turizmin dhe projektet që kanë ndikim në zhvillimin socio - ekonomik

Ministria e Zhvillimit Rajonal aktualisht është duke investuar edhe në ndërtimin e Parkut të Aventurave në Komunën e Ranillugut.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka qëndruar të enjten në Ranillug dhe është pritur nga nënkryetari Arton Dubova e zyrtarë të tjerë komunal.

Tafarshiku ka theksuar se pas investimeve në rregullimin e shtigjeve të çiklizmit dhe në projektin e Ballkonit Panoramik, në Ranillug po investojnë edhe në ndërtimin e Parkut të Aventurave. Qëllimi i realizimit të këtyre projekteve, sipas tij, është që të promovojnë potencialin turistik të zonës në mënyrë që të shndërrohen në atraksion për të rinjtë, sportistët dhe vizitorët tjerë.

“Pas investimeve në stazat e çiklizmit dhe në projektin e Ballkonit Panoramik, në Komunën e Ranillugut po investojmë edhe në ndërtimin e Parkut të Avanturave. Këto projekte promovojnë potencialin turistik të zonës dhe tashmë bëhen vend atraksioni për të rinjët, sportistët dhe vizitorët tjerë. Ministria e Zhvillimit Rajonal, mbetet e përkushtuar që përmes investimeve kapitale të zhvillojë rekreacionin, turizmin dhe projektet që kanë ndikim në zhvillimin socio – ekonomik. Gjatë vizitës së sotme në Komunën e Ranillugut, u prita nga nënkryetari Arton Dubova dhe zyrtarë tjerë komunal. Alternativa e projekteve zhvillimore”, ka potencuar zv/ministri Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës