Tafarshiku në Zubin Potok njofton zyrtarët rreth thirrjes për investime kapitale

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku ka vizituar të hënën komunën e Zubin Potokut me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj Komune z. Izmi Zeqiri  dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Tafarshiku i ka njoftuar ata rreth thirrjes për aplikim që Ministria e Zhvillimit Rajonal e lanson çdo vit për investime kapitale nëpër komuna.

Ai ka kujtuar edhe një herë se tashmë komunat e pjesës veriore të Republikës janë në agjendën e tyre të përditëshme, andaj sipas tij, çdo investim është i mirëpritur.

“Nga Mitrovica në Komunën e Zubin Potokut në takime me Kryetarin e Komunës z. Izmir Zeqiri. Si zëvendësministër, kryetarin dhe drejtorët i njoftova rreth thirrjes për aplikim që Ministria e Zhvillimit Rajonal e lanson çdo vit për Komuna për investime kapitale, me ç’rast edhe u njoftova rreth projekteve me prioritet për banorët e kësaj Komune. Tashmë edhe Komunat e pjesës veriore të Republikës janë në agjendën e punës tonë të përditëshme, andaj çdo investim është i mirëpritur. Alternativa për Veriun #QeveriaKurti”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës