Tafarshiku në Zveçan prezanton mundësitë për investime kapitale që ofron MZhR-ja për komunat

Në kuadër të vizitave nëpër rajone të ndryshme të vendit, në Komunën e Zveçanit të martën ka qëndruar zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku.

I shoqëruar nga znj. Rreze Duli drejtoreshë e Agjencionit Rajonal Zhvillimor në Veri ( ARZhV ), Tafarshiku është pritur nga kryetari z.Ilir Peci dhe zyrtarët komunalë.

Me këtë rast kanë prezantuar mundësitë që ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal për investime kapitale për Komunat. Kryetari Peci ka bërë të ditura objektivat dhe domosdoshmërinë e investimeve në projektet infrastrukturore dhe ato zhvillimore në pjesët me potencial turistik.

“Agjenda e punës vazhdon në veri të vendit, me vizitën në Komunën e Zveçanit, ku u prita nga kryetari Ilir Peci dhe zyrtarët Komunal. Në shoqërimin e Drejtoreshës së AZhR-së në veri, znj. Rreze Duli dhe bashkëpuntorët e zyres sime, në Zveçan prezantuam mundësitë që krijon Ministria e Zhvillimit Rajonal për investime kapitale për Komunat. Me këtë rast nga kryetari Peci u njoftova me objektivat dhe domosdoshmërinë e investimeve në projektet infrastrukturore dhe në projektet zhvillimore në pjesët me potencial turistik. Nga puna dhe angazhimi institucional i Qeverisë së Republikës së Kosovës, tashmë në këtë pjesë vërehet edhe integrimi, sovraniteti dhe bashkëjetesa e të gjithë qytetarëve pa dallim. #Alternativa për veriun #QeveriaKurti”, ka thënë mes tjerash zv/ministri Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës