Tafarshiku: Po investojmë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale "Omni Sport" në Mitrovicë

Ministria e Zhvillimit Rajonal edhe në Mitrovicë po investon përmes disa projekteve rekreative – sportive.

Zëvendësministri i Zvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku ka bërë të ditur se po investojnë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale Sportive “Omni Sport”, që ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2023.

Në takim me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, z. Elvis Feka, Tafarshiku ka shprehur gadishmërinë e MZhR-së për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve tjera me interes për qytetarët e Mitrovicës.

“Në Mitrovicë po investojmë në rinovimin e Qendrës Multifunksionale Sportive “Omni Sport”, e dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2023. Ministria e Zhvillimit Rajonal përmes këtij projekti synon të rikthejë aktivitetet rekreative për qytetarët, si dhe standartet ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve dhe garave sportive në basketboll dhe në not. Në takimin që kisha me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit, z. Elvis Feka, shpreha gadishmërinë e MZhR-së për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve tjera me interes për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë zv/ministri Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës