Tafarshiku në Leposaviq, Marrëveshje për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, ka takuar kryetarin e Komunës së Leposaviqit z. Lulëzim Hetemi dhe nënkryetaren znj. Marina Bogojevic.

Tafarshiku ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Agjencionit Rajonal Zhvillimor në Veri ( AZhRV ) znj. Rreze Duli, me ç’rast u nënshkrua Marrëveshja për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve të Komunës së Leposaviqit.

Gjithashtu me kryetarin Hetemi kanë diskutuar mundësitë e investimeve në ndërtesen e Stacionit të Autobusëve dhe në kabinat pritëse.

“Në Leposaviq, rikthehemi me bashkëpunime konkrete. Pasdite pune me kryetarin e Komunës Lulzim Hetemi, nënkryetaren Marina Bogojevic dhe zyrtarë komunal. Me Drejtoreshen e AZHR-së Veri, znj. Rreze Duli, u nënshkrua Marrëveshja për projektin e ndarjes së granteve për bizneset e grave dhe të rinjëve të Komunës së Leposaviqit. Gjithashtu me kryetarin Hetemi diskutuam mundësitë e investimeve në ndërtesen e Stacionit të Autobusëve dhe në kabinat pritëse. Në vizitat që i bëmë Leposaviqit, u informuam për hapjen e bizneseve të reja atje dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Leposaviqi është realiteti i ri me sovranitet të plotë, me integrim dhe bashkëjetesë të qytetarëve pa asnjë dallim. #Alternativa për investime, #QeveriaKurti”, ka potencuar zëvendësministri Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2023 Alternativa e Kosovës