Znj. Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE të enjten ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Georg Schnetzer.
Kusari – Lila dhe Ambasadori Schnetzer kanë biseduar rreth aktualitetit politik, të ardhmen politike dhe për sfidat e rrugëtimit demokratik. Mes tjerash kanë diskutuar edhe për stabilitetin e arritur gjatë këtij mandati legjislativ.
Kryetarja e Alternativës dhe shefe e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se Austria mbetet një partner i qëndrueshëm në avancimin e Kosovës drejt demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
“Në takim me Ambasadorin Schnetzer, biseduam për aktualitetin politik, të ardhmen tonë politike bashkë me sfidat në rrugëtimin demokratik. Folëm për stabilitetin e arritur gjatë mandatit të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme si dhe, përkushtimin e qeverisë sonë ndaj reformave, duke vënë në dukje përparimin në fusha të ndryshme. Austria mbetet një partner i qëndrueshëm në avancimin e rrugës sonë drejt demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur kryetarja, Kusari – Lila.
