Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim ka organizuar tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit.
Zëvendësministri i MZhR-së z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës, dhe zyrtarë të tjerë i kanë njoftuar përfaqësuesit e OJQ-ve me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve.
Ndërsa drejtori i AZhR-së – Perëndim, Sokol Luta ka dhënë informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja.
“Organizuar nga Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Perëndim, sot bashkë me zyrtarët e MZhR-së, mora pjesë në tryezën publike me Organizatat e Shoqërisë Civile që operojnë në rajonin e Dukagjinit. Në cilësinë e Zëvendësministrit, përfaqësuesit e OJQ-ve i njoftova me projektetet kapitale që Ministria e Zhvillimit Rajonal po i realizon në Regjionin Perëndimor të vendit, grantet për biznese dhe mbështetjen financiare të projekteve të OJQ-ve. Prezent në takim ishin edhe dy drejtorët e Zhvillimit Ekonomik nga Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Pejës. Nga drejtori i AZhR-së Perëndim, Sokol Luta, u dha informata në lidhje me programin dhe kriteret e mbështetjes së OJQ-ve në thirrjet publike që lanson MZhR-ja”, ka theksuar zv/ministri Tafarshiku.