“Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut”, kështu ka bërë të ditur Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues i Alternativës.
Ai ka theksuar se kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut.
“Ministria e Zhvillimit Rajonal po investon edhe në Komunën e Istogut. Kanë filluar punimet në realizimin e infrastrukturës rrugore rreth parkut Industrial të Istogut, konkretisht asfaltimi i rrugëve të fshatit Sinaj. Ky projekt përpos rëndësisë zhvillimore, krijon lehtësira edhe për bizneset dhe fermerët që operojnë në këtë rajon’, ka bërë të ditur zëvendësministri Tafarshiku.