Dobruna: Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, ku çdo fëmijë duhet pasur mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ka organizuar konferencën: “Roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përfaqësues nga Alternativa, z. Agon Dobruna me këtë rast ka thënë se, MFPT-ja ka ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes financiare përmes skemave sociale, të cilat synojnë adresimin e nevojave themelore të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Ai po ashtu ka theksuar se, është intensifikuar përpjekja për forcimin e kuadrit ligjor dhe të politikave gjithëpërfshirëse, duke siguruar që legjislacionet dhe masat e hartuara të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sipas tij, mbetet ende shumë punë për t’u bërë por duke punuar së bashku, mund të ndërtohet një e ardhme më e ndritur, ku çdo fëmijë të ketë mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë.

 “Ministria Financave, Punës dhe Transfereve ka ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes financiare përmes skemave sociale, të cilat adresojnë nevojat themelore të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave gjithëpërfshirëse, duke siguruar që të gjitha legjislacionet dhe masat e hartuara të reflektojnë standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, për të garantuar që politikat dhe programet janë të bazuara në nevojat reale të komunitetit të aftësisë së kufizuar.

Përkundër këtyre përpjekjeve, e kuptojmë se mbetet ende shumë për t’u bërë. Por së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, ku çdo fëmijë duhet pasur mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë”, ka potencuar z. Dobruna.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës