Të hënën në Pejë u zhvillua takim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetarëve të komunave të regjionit Perëndim.
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka theksuar se, qëllimi i këtij takimi ishte zbatimi i Ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ku kryetarët e komunave Pejë, Deçan, Junik, Klinë, si dhe zyrtarët e komunave Gjakovë dhe Istog, u informuan për procesin e themelimit të Qendrave të Zhvillimit Rajonal dhe programin zhvillimor 2025-2027.
Z. Tafarshiku ka thënë se, viti 2025 do të shënohet nga shumë iniciativa për projekte zhvillimore që synojnë të kenë ndikim të rëndësishëm në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës.
“Në Pejë sot zhvilluam takimin e përbashkët në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe kryetarëve të Komunave të regjionit Perëndim.
Qëllimi i këtij takimi ishte zbatimi i ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ku kryetarët e Komunave Pejë, Deçan, Junik, Klinë dhe zyrtarët e Komunave Gjakovë dhe Istog, i njoftova me procesin e themelimit të Qendrave të Zhvillimit Rajonal dhe programin zhvillimor 2025-2027.
Viti 2025 na gjenë me shumë iniciativa për projekte zhvillimore që do kenë ndikim në balancimin e investimeve në të gjitha regjionet e Republikës”, ka potencuar zv/ministri MZhR-së Ali Tafarshiku.