Prezantimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024-2034 në Konferencën e Donatorëve në Ferizaj, Tafarshiku paraqet objektivat zhvillimore që MZhR-ja ka për këtë regjion

Me ftesë të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizajt, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfaqësues nga Alternativa, z. Ali Tafarshiku ka marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve, ku u prezantua Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal për periudhën 2024-2034.

Zv/ministri Tafarshiku ka paraqitur para zyrtarëve komunalë, donatorëve, sponsorëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interest, objektivat zhvillimore të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për regjionin e Ferizajt.

“Me ftesë të Drejtoris së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizajt, sot morra pjesë në Konferencën e Donatorëve, ku u prezantua Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal” për periudhën 2024-2034. Para  zyrtarëve komunal, donatorëve, sponsorëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit, paraqita objektivat zhvillimore që Ministria e Zhvillimit Rajonal ka për regjionin e Ferizajit. Strategjia është hartuar në kuadër të objektivave globale “SDG’s” te percaktuara nga OKB-ja dhe ne harmoni me Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030 si dhe është miratuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kuvendi Komunal i Komunës së Ferizajt. Strategjia u prezantua nga Drejtori i DZhE-së në Ferizaj  Balton B. Derguti dhe Prof. Ass. Dr. Filip Ruxho”, ka bërë të ditur z. Tafarshiku.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës