Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët Guxo dhe Alternativa, kanë prezantuar të mërkurën kandidatët për deputetë pjesë e garës zgjedhore të 9 shkurtit 2025. Listës prej 110 kandidatëve i prin kandidati për kryeministër, kryeministri aktual dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti.
Për herë të parë, Alternativa nominon katër kandidate gra dhe një burrë për listën fituese:
8 Mimoza Kusari Lila
24 Agon R. Dobruna
43 Diana Qarkaxhija
63 Hasime Tahiri Hasani
78 Sibora Kadriu
“Drejt fitores së madhe dhe mandatit të tretë të Qeverisë Kurti3 me 500K”, ka thënë kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila.
“500 mijë vota nuk është thjeshtë aspiratë sa për kuriozitet por është më e nevojshme se kurrë që jo vetëm të vazhdojmë punët e mira, të drejta e të domosdoshme që kemi nisur për Republikën tonë, por edhe të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, është shprehur mes tjerash Kryeministri z. Albin Kurti.