Kandidatja për deputete Hasime Tahiri Hasani vizitoi kishën katolike në Mitrovicë, uroi Krishtlindjet

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, pjesë e Alternativës znj. Hasime Tahiri Hasani së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, kryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë z. Armend Muja si dhe kandidatin për deputet z. Agim Bahtiri, zhvilluan një vizitë në kishën katolike në Mitrovicë.

Don Beni i mirëpriti ngrohtësisht mysafirët mes atmosferës festive ku mbretëroi fryma e solidaritetit dhe u përkujtuan vlerat universale të kësaj dite të shenjtë.

Pas vizitës në kishë kaluan disa çaste të veçanta me familjen e Mikel Dishpallit në lagjen e Boshnjakëve. Në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, u ndanë urimet e sinqerta për Krishtlindje dhe u përjetua harmonia e vërtetë e kësaj feste.

Për shumë mote Krishtlindjen! Qoftë kjo ditë e veçantë një frymëzim për dashuri, paqe dhe bashkëjetesë për të gjithë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës