Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kanë qëndruar në Gjakovë.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga lista e VETËVENDOSJES, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Dafina Gexha Bunjaku, z. Gegë Lleshi, z. Agon Batusha dhe z. Ardian Gola, fillimisht vizituan kishën e Shën Ndout ku u pritën ngrohtësisht nga Padër Aleksandër Tanushi.
Më pas vizituan familjen e z. Marsel Seba, pastaj në fshatin Vogovë takuan besimtarë të krishterë mes tyre edhe mërgimtarë ku së bashku uruan që kjo ditë e shenjtë të forcojë ndjenjën e dashurisë, solidaritetit e sakrificës për njëri-tjetrin.
Bashkërisht kanë marrë pjesë në meshën e ditës së Krishtlindjes në kishën e fshatit Pjetërshan, kanë uruar e festuar tok me besimtarët. Ngrotësisht janë pritur në familjen Rrasi në fshatin Kusar dhe kanë vizituar familjen Domgjoni në Kushavec, për t’i uruar për festën e Krishtlindjes. Vizita janë bërë edhe në fshatrat Bishtazhin, Dobrixhë, Novosellë, Bec, Meqë dhe Doblibarë në familjet, Gjergjaj, Pervorfi, Qerimi, Krasniqi, Karaqi dhe Lleshi.
“Gëzuar Krishtlindjet bashkë me dëshirën që vendi ynë të përjetojë ditë më të begata e të ketë përparim në çdo sferë të jetës!”, u përcoll urimi në çdo vatër ku shtrënguan duart e ngrenë dolli.