Krishtlindja kremtohet edhe në Gjakovë, morën pjesë përfaqësues të Alternativës

Besimtarët e krishterë ndoqën meshën e shenjtë dhe kremtuan lindjen e Krishtit edhe në Gjakovë përmes ceremonisë fetare të mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit.

Kryetari i degës së Alternativës në Gjakovë, zëvendësministër i MFPT-së dhe kandidat për deputet nga lista e VETËVENDOSJES z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, sekretere e Alternativës dhe kandidate për deputete, z. Ali Tafarshiku zëvendësministër i MZhR, z. Agon Batusha kryetar i degës së LVV-së po ashtu kandidat për deputet, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të tjerë të Alternativës morën pjesë në meshë dhe ndanë mesazhe pro jetës e familjes. Ata uruan këtë festë të madhe për besimtarët dhe përcollën mesazhe të rëndësishme duke kërkuar të kryejnë vepra të mira dhe t`ju qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë.

Mesazhi për Krishtlindje ishte toleranca, dashuria e respekti ndaj njëri-tjetrit duke lënë mënjanë urrejtjen dhe domosdoshmërinë e krijimit të lidhjeve të forta të dashurisë dhe harmonisë, si një mjet për të ndihmuar shoqërinë, për të mposhtur urrejtjen dhe për të ndjekur rrugën e paqes.

Krishtlindja u festua si një udhë drejt dritës dhe paqes në mbarë botën. Gëzuar Krishtlindjen!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës