Kurti në Gjakovë: Qeveria për të gjithë nga zotimet tek progresi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila, të shtunën në Gjakovë prezantuan të arriturat e Qeverisë në një ngjarje të veçantë që shënoi hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë aktivitet qytetarë të shumtë, patën mundësinë të dëgjojnë nga afër rezultatet dhe vizionin e Qeverisë për të ardhmen, me theks të veçantë mbi progresin e arritur dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në fjalimin e tij frymëzues, Kryeministri ndau disa nga angazhimet konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“E gjetëm një situatë të rëndë, së pari nuk kishte as vaksina e as kontrata për vaksina. Së dyti ekonomia ishte tkurrur, papunësia ishte rritur dhe kishim nivele të ulta të prodhimit e të larta të korrupsionit. 100 mijë gra në Kosovë kanë hapur xhirollogari bankare për herë të pare, sepse ne shtesat e fëmijëve i kemi vendosur në emër të nënës”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ngjarja tërhoqi një numër të madh qytetarësh, të cilët ishin të pranishëm për të dëshmuar një moment të rëndësishëm në rrugëtimin politik të Kosovës. Kjo ishte një mundësi unike për të qenë pjesë e vizionit të përbashkët për një të ardhme më të ndritur.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës